ME SHNET PASHKA Ô I DUKAGJINAS!
DERISÁ DJELMT E DUKAGJINIT TË RUEJNË FENË E BESEN, KANË PËR T’U PËRMENDË NË BOTË
DHE KANË PËR TË LUMNUE NË QIELL!
(At’Daniel Gjeçaj, “Tre Shoshnjantë”, Romë 1999)
Me t’marten e s’lidhunavet i dukagjinasi nerpret lojen tradicionale të kapuçave.
I ditë mrapa t’martes s’lidhunavet takon me kënë e merkurrja e përhime që ka nji rándsi teper të madhe për Kishen Katolike, sepse fillon koha e Krezhmevet.
Kèt ditë secilli dukagjinas e ka shum’ përzemër, dhe si zakon i trash’guem brez mas brezit edhe n’kohen e diktaturës së eger komuniste para-ardhsit tonë, gjyshat e gjyshet tona,janë denjue e nuk ka hanger bylmet e as mish, » kanë majt« simas ligj’s Kishës e simas adetit t’vènit.
Me të mërkurren e përhime fillon koha mâ e fortë liturgjike për Kishen, qi karakterizohet prej vuejtjeve, por tashmá me nji esencë krejtësisht tjeter, vuejtjet e shndrrueme prej Shpirtit Shéjt në mjet shelbimi për njerzimin.
Tre elementet përfaqësues të k’saj kohe të shëjtë që Kisha ja kshillon secillit njeri janë: urata, pènesa dhe agjërimi.
Tuj e lutë Zotin, tuj bâ pènese per m’katet e bâme dhe tuj màjte për me kujtue munimet qe Krishti i ka pasë giate jetës së tij, âsht m’nyra mâ e mirë për me e përgatit shpirtin tonë për pritjen e rinjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit në zemrat tona, ne familjet tona dhe në shoqninë tonë.
Për shtatë javë rresht bâhet udha e krygj’s për me kujtue kalvaret e Krishtit, mrapa i bjen me kënë festa e rinjalljes, Pashk’t.
Pashk’t janë festa mâ e madhe e t’kshtënit. Festa e Pashk’ve âsht kënë lutë prej hebrejvet edhe t’para se me dèk’ Jezusi e me u rinjall, por Pashk’t at’her kanë pasë nji kuptim tjetër që nuk âsht i njàjtë me kuptimin që e kanë mârrë pas dèk’s së Krishtit, biri i Zotit i mishnuem në natyren njërzore e ka plotesu, i ka dhanë nji kuptim teologjik - shelbues festës së Pashk’ve me dèk’n e tij ne Kryq dhe me rinjalljen e tij të tretën ditë, fakt unik dhe i papërsëritshem në historinë e njerzimit. Prâ ky kryq i gjakosun më gjak hyjnor âsht bâ mjet p’shtimit për njerzit. Dikur motit burri i dukagjinit tuj e kthye marë nji’kyt Kryq t’Krishtit n’prani t’fratit, e t’burrave tjerë t’përmëndun t’Dukagjinit e t’bajrakve tjerë t’Verit ka falë gjakun e vllaut apo t’djalit.Tash po m’kujtohet edhe shprehja shum’ e perdorun n’Dukagjin “ krygja e krishtit kjoftë”, prâ njiky âsht Dukagjini i kryqit e kryqi i’t’dukagjinasit.
Kuptimi i Pashk’ve për hebrejt përmbledh historinë e dashnisë së Zotit për popullin e zgjedhun Izraelin, lirimin nga skllavëria e Egjiptit dhe dhantinë e madhe, Token e Premtueme. Pashkë ne giùhen hebreje d.m.th kalim, prâ hebrejt kujtojne kalimin nga Egjipti në tokën e premtume, kalimin nga skllaveria në liri.
Kurse për t’kshtën’t Pashk’t kanë nji kuptim shum’ mâ të gjanë dhe mâ të plotë.
Të gjith mistëri pashk’vor dèke e rinjallje përfshihet në këto fjalë: fitore mi dèken.
Në kryq Jezusi ka fitue “dèken shpirtnore” dmth m’katin, egoizmin, urrejtjen, hakmarrjen, logjiken e dallashtë që na çon me mrojte veten tonë pa të drejt’ dhe me ju pergjegj t’keqes me t’keqe. Me rinjalljen Krishti ka fitue mì “dèken fizike”, dmth materializmin e tepruem të njerzve. Kjo âsht festa e pashk’ve për t’kshtënin dhe për dukagjinasin e vërtetë. Rrapsodi dukagjinas Nue Shytani në nji prej kângve të tij thotë:
“fenë e Krishtit kam për hise nuk e nrroj as me çifligje”
, rrapsodi tjeter dukagjinas Mhill Çuni në kângen e Qerim Delisë thotë:
“âsht kollaj me fole me goje me fe t’Krishtit z’bâhet loje” ,
Gjovalin Shani n’kângen e Papës thotë kto fjalë:
“Papë Vojtila kjosh bekue, shpirti yt si pllum i shkrue, fluturove n’at përpjet, nanë Tereza del e t’pret, Jezu Krishti vete u zgjodhi dorë per dorë te dyve u mori”,
rreshta jashtëzakonisht të bukur dhe me nji përmajtje madhështore , janë rreshta si padyshim ta çojnë mishin kokerr, ta rrethqethin trupin, kuptohet, për atë që i lexon në dritën e fesë.
At’ Zef Valentini SI në librin e tij të dytë mbi Shqypni shkruen : “ Dukagjini âsht Enklave e Kshtenimit”, në Kishë të Madhe afer elterit të vojnave të shëjta gjinden dy tabela të m’dhàja me ëmnat e kandidatëve që marrin pjesë në gjygjin e kanonizimit të martir’ve shqiptar që u pushkatuan e dhanë shpirtë giatë kohës së diktaturës së egër komunistë, në këtë listë janë edhe dukagjinasit tonë që me lutjet tona të përditshme, me knimin e rruxares si na kanë msue dikur motit gjyshat tonë rreth oxhakut, për shpirtin e tynë, i afrohen edhe një hap mâ shum shpalljes martir të “ Kishës Katolike në Shqypni”.
Faktet e paraqituna në periudha të ndryshme të historisë së Dukagjinit na tregojnë se populli dukagjinas nuk ka pranue me e ndrrue kùrr fenë e Krishtit, as kur ka kënë n’rrezik për jetën e për familjen, as kùr s’ka pasë me hanger e me u vesh, as n’kohë të pushtimit anadollak, as giatë luftave më shkjaun serbo-malazez as, as, as ....
Kujtoni k’tu Kol’ Mar’ Kolen e Lotajve, nuk due me prùe fakt tjeter se ma merr mëndja secilli e din kush ka kënë e ça ka bâ ky i Lotaj,dritë i baftë shpirti.
Per t’dukagjinasin Pashk’t janë festë gzimi ku t’gjithë ropt e shpisë bashkohen për me festue, ku miqt e dashamir’t takohen me njani tjetrin, falen gjàqe e varre.
T’shtunen e madhe bekohet buka e Pashk’ve prej famullitarit, bekohet pak bukë, pak krypë, pak djath, dy a tri kokrra voe dhe dy tri kokrra qepë të njoma, dhe k’to ushqime t’diellen e Pashkve ndahen per te tanë familjar’t e nji shpijet, si nj’koshin pak rop si nj’koshin shum’, secilli kërkon nji kashatë prej bukës së bekueme, për me fillue me bekim prej Zotit jetën e re të rinjalljes me Krishtin e rinjallun.
T’shtunen e madhe gjyhen edhe vèt e Pashk’ve që hahen diten e fest’s dhe perdoren prej zoj’s shpisë me gostitë miqt si shèj festet ,e njà’tje màsi ka kalue do natë e âsht afrue mjesnata shkojn’ sipas muncive me pâ meshen e vigjiljes së Pashk’ve.
Diellen e Pashk’vet n’nadje ma’s’parit çohet zoja e shpisë, nez zjermin n’oxhak e nis me pjek kafet per te tanë pjestar’t e familjes s’vet, mrapa çohen prej gjumit te tanë, bajnë shèjen e krygj’s e mrapa secilli me rradhë para se me pi kafen e Pashk’vet me munci qi kanë shkojn’ e lahen, shêj kjo e pastrimit fizik, e k’shtu t’pastërt shpirtnisht e t’pastërt fizikisht urojnë njani tjetrit festen e Pashk’vet me kto fjalë: “me shnet Pashka filani” dhe pergjegjia âsht : “shnet e t’mira paç”. Giate dit’s së Pashk’vet bâhen vizita, priten miq e shkohet mik, sofra rrin gjith’her e shtrueme me mezet e Pashk’vet, e fjal’t e rakisë jàn po t’njajtat si nëper festat e tjera fetare : “ Kjoftë levdue Krishti, mire se u gjeta, kjo feste shyqyr si u ka n’xane mire e mâ mire mot ishalla”.
Urimi jem i zëmres per t’tanë t’kshtën’t qi e festojn ket feste, por n’veçanti per ty o dukagjinas âsht: me Shnet Pashka, e Krishti i rinjallun e rinjalltë zëmren tanë me e pasë Pashkë gjithmone e me e takue Zotin gjithmonë e jo vetem diten e fest’s.
Me shnet Pashka o i Dukagjinas, Shalnjanë, Shoshnjanë,Pultins qi n’pagje e n’lufte, n’fushë e n’vrri e ke ruejt FENË E KRISHTIT.
Nessun commento:
Posta un commento