Dukagjini

Dukagjini
Pak nga historia e kesaj Treve.

lunedì 9 agosto 2010

PASHK'T NE DUKAGJIN

          ME SHNET PASHKA Ô I DUKAGJINAS!
      DERISÁ DJELMT E DUKAGJINIT TË RUEJNË FENË E BESEN, KANË PËR T’U PËRMENDË NË BOTË         
               DHE KANË PËR TË LUMNUE NË QIELL!
                                            (At’Daniel Gjeçaj, “Tre Shoshnjantë”, Romë 1999)

Me t’marten e s’lidhunavet i dukagjinasi nerpret lojen tradicionale të kapuçave.
I ditë mrapa t’martes s’lidhunavet  takon me kënë e merkurrja e përhime që ka nji rándsi teper të madhe për Kishen Katolike, sepse fillon koha e Krezhmevet.
Kèt ditë secilli dukagjinas e ka shum’ përzemër, dhe  si zakon i trash’guem brez mas brezit edhe n’kohen e diktaturës së eger komuniste para-ardhsit tonë, gjyshat e gjyshet tona,janë denjue e nuk ka hanger bylmet e as mish, » kanë majt« simas ligj’s Kishës e simas adetit t’vènit.
Me të mërkurren e përhime fillon koha mâ e fortë liturgjike për Kishen, qi karakterizohet prej vuejtjeve, por tashmá me nji esencë krejtësisht tjeter, vuejtjet e shndrrueme prej Shpirtit Shéjt në mjet shelbimi për njerzimin.
Tre elementet përfaqësues të k’saj kohe të shëjtë që Kisha ja kshillon secillit njeri janë: urata, pènesa dhe agjërimi.
Tuj e lutë Zotin, tuj bâ pènese per m’katet e bâme dhe tuj màjte për me kujtue munimet qe Krishti i ka pasë giate jetës së tij, âsht m’nyra mâ e mirë për me e përgatit shpirtin tonë për pritjen e  rinjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit në zemrat tona, ne familjet tona dhe në shoqninë tonë.
Për shtatë javë rresht bâhet udha e krygj’s për me kujtue kalvaret e  Krishtit, mrapa i bjen me kënë festa e rinjalljes, Pashk’t.
Pashk’t janë festa mâ e madhe e t’kshtënit. Festa e Pashk’ve âsht kënë lutë prej hebrejvet edhe t’para se me dèk’ Jezusi e me u rinjall, por Pashk’t at’her kanë pasë nji kuptim tjetër që nuk âsht i njàjtë me kuptimin që e kanë mârrë pas dèk’s së Krishtit, biri i Zotit i mishnuem në natyren njërzore e ka plotesu, i ka dhanë nji kuptim teologjik - shelbues festës së Pashk’ve me dèk’n e tij ne Kryq dhe me rinjalljen e tij të tretën ditë, fakt unik dhe i papërsëritshem në historinë e njerzimit. Prâ ky kryq i gjakosun më gjak hyjnor âsht bâ mjet p’shtimit për njerzit. Dikur motit burri i dukagjinit tuj e kthye marë nji’kyt Kryq t’Krishtit n’prani t’fratit, e  t’burrave tjerë t’përmëndun t’Dukagjinit e t’bajrakve tjerë t’Verit ka falë gjakun e vllaut apo t’djalit.Tash po m’kujtohet edhe shprehja shum’ e perdorun n’Dukagjin “ krygja e krishtit kjoftë”, prâ njiky âsht Dukagjini i kryqit e kryqi i’t’dukagjinasit.
Kuptimi i Pashk’ve për hebrejt përmbledh historinë e dashnisë së Zotit për popullin e zgjedhun Izraelin, lirimin nga skllavëria e Egjiptit dhe dhantinë e madhe,  Token e Premtueme. Pashkë ne giùhen hebreje d.m.th kalim, prâ hebrejt kujtojne kalimin nga Egjipti në tokën e premtume, kalimin nga skllaveria në liri.
Kurse për t’kshtën’t Pashk’t kanë nji kuptim shum’ mâ të gjanë dhe mâ të plotë.
Të gjith mistëri pashk’vor dèke e rinjallje përfshihet në këto fjalë: fitore mi dèken.
Në kryq Jezusi ka fitue “dèken shpirtnore  dmth m’katin, egoizmin, urrejtjen, hakmarrjen, logjiken e dallashtë që na çon me mrojte veten tonë pa të drejt’ dhe me ju pergjegj t’keqes me t’keqe. Me rinjalljen Krishti ka fitue mì “dèken fizike”, dmth materializmin e tepruem të njerzve. Kjo âsht festa e pashk’ve për t’kshtënin dhe për dukagjinasin e vërtetë. Rrapsodi dukagjinas Nue Shytani në nji prej kângve të tij thotë:
fenë e Krishtit kam për hise nuk e nrroj as me çifligje”
, rrapsodi tjeter dukagjinas Mhill Çuni në kângen e Qerim Delisë thotë:

 “âsht kollaj me fole me goje me fe t’Krishtit z’bâhet loje” ,

Gjovalin Shani n’kângen e Papës thotë kto fjalë:
 Papë Vojtila kjosh bekue, shpirti yt si pllum i shkrue,  fluturove n’at përpjet, nanë Tereza del e t’pret, Jezu Krishti vete u zgjodhi dorë per dorë te dyve u mori”,  
rreshta jashtëzakonisht të bukur dhe me nji përmajtje madhështore , janë rreshta si padyshim ta çojnë mishin kokerr, ta rrethqethin trupin, kuptohet, për atë që i lexon në dritën e fesë.
At’ Zef Valentini SI në librin e tij të dytë mbi Shqypni shkruen : “ Dukagjini âsht Enklave e Kshtenimit”, në Kishë të Madhe afer elterit të vojnave të shëjta gjinden dy tabela të m’dhàja me ëmnat e kandidatëve që marrin pjesë në gjygjin e kanonizimit të martir’ve shqiptar që u pushkatuan e dhanë shpirtë giatë kohës së diktaturës së egër komunistë, në këtë listë janë edhe dukagjinasit tonë që me lutjet tona të përditshme, me knimin e rruxares si na kanë msue dikur motit gjyshat tonë rreth oxhakut, për shpirtin e tynë, i afrohen edhe një hap mâ shum shpalljes martir të  Kishës Katolike në Shqypni”.
Faktet e paraqituna në periudha të ndryshme të historisë së Dukagjinit na tregojnë se populli dukagjinas nuk ka pranue me e ndrrue kùrr fenë e Krishtit, as kur ka kënë n’rrezik për jetën e për familjen, as kùr s’ka pasë me hanger e me u vesh, as n’kohë të pushtimit anadollak, as giatë  luftave më shkjaun serbo-malazez as, as, as ....
Kujtoni k’tu Kol’ Mar’ Kolen e Lotajve, nuk due me prùe fakt tjeter se ma merr mëndja secilli e din kush ka kënë e ça ka bâ ky i Lotaj,dritë i baftë shpirti.
 Per t’dukagjinasin Pashk’t janë festë gzimi ku t’gjithë ropt e shpisë bashkohen për me festue, ku miqt e dashamir’t takohen me njani tjetrin, falen gjàqe e varre.
T’shtunen e madhe bekohet buka e Pashk’ve prej famullitarit, bekohet pak bukë, pak krypë, pak djath, dy a tri kokrra voe dhe dy tri kokrra qepë të njoma, dhe k’to ushqime t’diellen e Pashkve ndahen per te tanë familjar’t e nji shpijet, si nj’koshin pak rop si nj’koshin shum’, secilli kërkon nji kashatë prej bukës së bekueme, për me fillue me bekim prej Zotit jetën e re të rinjalljes me Krishtin e rinjallun.
T’shtunen e madhe gjyhen edhe vèt e Pashk’ve që hahen diten e fest’s dhe perdoren prej zoj’s shpisë me gostitë miqt si shèj festet ,e njà’tje màsi ka kalue do natë e âsht afrue mjesnata shkojn’ sipas muncive me pâ meshen e vigjiljes së Pashk’ve.
Diellen e Pashk’vet n’nadje ma’s’parit çohet zoja e shpisë,  nez zjermin n’oxhak e nis me pjek kafet per te tanë pjestar’t e familjes s’vet, mrapa çohen prej gjumit te tanë, bajnë shèjen e krygj’s e mrapa secilli me rradhë para se me pi kafen e Pashk’vet me munci qi kanë shkojn’ e lahen, shêj kjo e pastrimit fizik, e k’shtu t’pastërt shpirtnisht e t’pastërt fizikisht urojnë njani tjetrit festen e Pashk’vet me kto fjalë: “me shnet Pashka filani” dhe pergjegjia âsht : “shnet e t’mira paç”. Giate dit’s së Pashk’vet bâhen vizita, priten miq e shkohet mik, sofra rrin gjith’her e shtrueme me mezet e Pashk’vet, e fjal’t e rakisë jàn po t’njajtat si nëper festat e tjera fetare : “ Kjoftë levdue Krishti, mire se u gjeta, kjo feste shyqyr si u ka n’xane mire e mâ mire mot ishalla”.
Urimi jem i zëmres per t’tanë t’kshtën’t qi e festojn ket feste, por n’veçanti per ty o dukagjinas âsht: me Shnet Pashka, e Krishti i rinjallun e rinjalltë zëmren tanë me e pasë Pashkë gjithmone e me e takue Zotin gjithmonë e jo vetem diten e fest’s.
Me shnet Pashka o i Dukagjinas, Shalnjanë, Shoshnjanë,Pultins qi n’pagje e n’lufte, n’fushë e n’vrri e ke ruejt FENË E KRISHTIT.

martedì 3 agosto 2010

Pader Ambroz Martini OFM




E GZOSH LUMNINE E PARRIZIT, FRATI I MALEVET TË BRISHTA TË DUKAGJINIT
Step by Step,Time by Time, Day by Day, Generation after Generation Pader Ambroz Martini

Spo di kah me ja nise e se si me i rreshtue kto rreshta, qi per mue janë me tâman shumë por në realitet jânë mâ pak se hiçi, per njeriun me nji petk të linjte kâf e me nji konop të bardhë si bora e dimnit me tre nejça, për dukagjinasin mendje-mprehte e larg-pams, për shqyptarin bujar-fisnik-të urtë e trim,birin e déjë të ShFrançeskut të Azisit që ja fali jetën e vet shërbimit ndaj Kishës e ndaj Shqypes dy-krenare, tuj i thur himne e lavdi në çdo sekond të të jetuemit të tij Krishtit, Zotit të marë njerzimit. 
Ishte dt 3 Fruer e ktij Vjeti, kur superiorët e mij françeskan pak a shumë njatje kah mjesnata më thonë se mkishte ardhë orari mue me shkue e me ndejt me fratin e moshuem të Dukagjinit që në ato ditë po kalonte dó ditë të vështira per shkak të moshës e për shkak të smunjes që vinte e ju rândonte çdo minut e mâ shumë.
Ishte rregull i vendosun prej msuesve tanë që të ndamë në turrne të alterrnueme t
i qindronin çdo dite e shdo natë shkamit të palkundun që po shkimej kadale - kadale si qiri i Pashkvet.
Bashkë me mue atë natë gjindej edhe Fra Etjeni e s
bashkut do ti kalojshim ato tre sahat që na i kishin caktue me ndéjt me, vllanë tonë në Krishtin e në Françeskanizem, me fratin e maleve te brishta të dukagjinit si e quante edhe aj vetveten.
Njatje ka ora 3 e nadjes së ditës së re do të vinte me na xevendësue pader Aurreli guardiani jonë, që bashkë me Pader Landin kishin qindrue gati te tanë ditën me te. Por atë natë të errët të historisë shqyptare ndër-etnike nuk pat nevoje me ardhe e me na xevendesue, se padres tonë i pushuen të rrahunat e zëmres e vetvetiut ju mbydhën sytë sepse Krishti i ringjallun e 
kish thirrë te vetja në lumnine e engjëjve dhe shëjtënve të qiells. Kú ka dhânti mâ të madhe për faren e robit se kur dhansi i jetës të thrret me pushue në prëhnin e vet atnor.
Pikërisht kët natë u rrzue edhe lisi i para-fundit i asaj dekade të lavdishme fretnish e meshtarsh të pamposhtun prej asnji rregjimit, vdiq frati dukagjinas; ose JO nuk vdiq, por ndrroj jetë sepse u bashkue në jetën e pasosun me Të Ringjallunin prej te Dekunve.
Por mâ e bukra e ksaj dhimbjeje âsht se aj vazhdon me jetue në zemrat e menjet tona. C
humje e madhe per Komin tonë! Ma merr menja se shumë prej jush tashmâ e kâne kuptue se unë po u rrfej njohjen tëme e momentet e jetës sëme të kalueme me Pader Ambroz Martinin. Leu me dt 2 Dhetuer1928 në gjoksin e alpeve shqyptare , në malet e thepisuna të Shales fisnike-heroike-historike.
A-B-C të i msoj në fshatin e tij të lindjes Theth kú për msues pat fort të nderuemin prof.Karlo Ljarja, mrapa masi maroi tri klast fillore me 16 shtatuer të vjetit 1938 hyni në Kuvendin e Sh
Franceskut dhe po at ditë veshi edhe Shgunin, prej dorës se martirit të fese katolike , prej antikomunistit të betuem At Anton Harapit. Noviciaten e kreu ne Troshan të Zadrimes ku pat si drejtues formimit At Mati Prennushin, At Anton Harapin, , At Agustin Ashikun, At Viktor Volen e At Bone Gjeçaj asokohe guardjan i kuvendit të Troshanit.
Me 11.XII.1946 kje mbylle Kuvendi i Gjuhadolit dhe kje sekuestrue gjithshka dhe me kët datë filloj edhe kalvari i meshtarve franceskan neper burgjet komuniste.
Kurse kleriket ngaqë ishin edhe mâ të ri e pâ kushte të perjetshme pâtën fatin e madh me shkue neper shpija të veta por edhe disa prej tyne patën fatin e keq me râ në duer
t e komunistave e kshtu burgjet Enver Hoxh-jane u mbushen plot e perplot me eliten intelektuale të shkollueme neper universitetet mâ të mira perendimore , freten, meshtar diocesan e gjezuvit.

Aso- kohe pader Ambrozi ishte klerik por per fat të keq nuk mujti me i nise studimet filozofike- teologjike sepse në Shqypni erdhi diktatura e pashpirtë komuniste dhe ky n
vjetin 1948 u arratis bashkë me tmotren Orsolinen që e kish murgeshe stigmatine me të vllanë Palin dhe me shokun e mikun e tij të ngushte piktorin e Shkodres Lin Deline, duelen ne Theth prej aty në Qafe të Pejes e pastaj kaluen kufinin e hine në tokat Jugusllave.
Qindroi per disa kohe në Jugusllavi , n
 két kohë filloj studimet ne Hercegnov ne Fakultetin e Arteve të Bukura deri në 1951, fill mrapa u emnue profesor i giuhës e i letersise shqype në Sveti Vlladimir të Malit të Zi, edhe prej Sveti Vlladimirit e hjeken e interrnuen në Plevjle vend ky, kú kryenin denimin edhe shqyptar të tjerë të konsideruem anmiq të atij shteti ku edhe bâni 6 muej burg.
Njaty ka fillimi i vjetit 1953 në gjytetin e Beogradit nisi studimet e tija për giuhë klasike, greqisht e latinisht. Atje gjindeshin edhe studenta të tjerë shqyptare miq të pader Ambrozit të arratisun për shkak të sistemit diktatorial si Martin Cama, Dom Zef Oroshi, At
 Benardin Sarreqi etjer. Në 1955 shkon sebashku me dom Zef Oroshin, me pader Daniel Gjeçajn e me tmotren në Rromë.Pasi filloj studimet filozofiko-teologjike në nji gjytet afer Firences pa i perfundue plotsisht me miratimin e autoriteteve ekleziastike të asaj kohe shugurohet meshtar në Fiesole me 29 Qershuer 1957 , kurse Teologjine e kreu në Universitetin Oservanza në Siena në 1958. Mund tâ quajme me plot gojë një njeri me dije universale e nji poliglot shumë të zotin per faktin se dinte mâ shumë se 5 giuhe të huaja, Italisht, Anglisht, Gjermanisht, Serbisht,Latinisht kto gjuhe i fliste dhe i shkruente. I mrekullueshem, nji shembull i shkelqyeshem për studentat e sotëm shqyptare ne Diasporë e ne Shqypni.
I armatosun me besimin në Krishtin , i mbushun me flakën e dâshnise kristiane, e i kompletuem me dije të përgjithshme shkon si misionar në San Francisko të SHBA së ku e shpallë Unjillin e Krishtit per 4 vjet rresht prej 1970 deri në 1974.
Tashmâ si meshtar totalisht i pergatitun, e si misionar me pervoje me kerkese prej autoriteteve kishtare në 1974 shkon në kryegjytetin e Bashkimit Evropian , stabilizohet ne kuvendin e Fretenve Flameng të Provincës së Sh
Jozefit,Bruksel. Jeton e sherben ktu per 25 vjet rresht ku krijoj miqësi të ngushte më ipeshkin e asaj dioçeze mons. Dejardin, me shkrimtarin Ernest Koliqi, me poetin e shkrimtarin Martin Camen, me koçakt antikomunista të Dukagjinit Mark Mhillin e Molls Shoshit e me Dede Pjetër Volen e Dushmanit, me kurbinasin Preng Pervizin, e me shumë e shumë shqyptarë të tjerë që jetonin e vepronin atje. Me sa di unë të vetmen poezi qi ka shkrue frati i Shqyptarvet të Diasporës ja ka dedikue shokut e mikut të tij Mark Mhillit të Molles së Shoshit, po citoj dy - tre rreshta prej asaj poezie qe Pader Ambroz Martini e lexoi sic shkruen edhe aj vete publikisht në vorret e Brukselit ndersa po shtitë në dhe heroin katolik Mark Mhillin: “Dukagjini ka me tkja, E mbarë Shoshi që tpat vlla, Kush tka njofte e kush tka pa, Për njatë “Bese” që kurr nuk preve, Për trimni që sa here kreve, Kanë me ndi breznitë e reja, Si qindrohet kur njerz “Feja”, I forcon me fuqi treja”. Por perveç kësaj poezie Frati lâ edhe dosje të tjera me shumë e shumë ligjerata e konferenca të mbajtuna prej tij neper tanë botën perendimore që me ndihme të Zotit ka mundësi që sshpejti do të bâhen të njoftuna prej publikut. Perveç shkrimeve lâ edhe nje pasuni shumë të larmishme fotografishë të vjetra historike që u perdoren mâ perpara dhe vazhdojnë të perdoren në libra të ndryshem historike prej shkrimtarve të ndryshem shqyptar dhe të huaj.
Për jetën e Pader Ambrozit u shkrua shumë nga autor të ndryshem ktu po citoj dy tre prej tyne si: Pjeter Pepa në librin e tij »Dosja e Diktaturës«, Zef Gjeta ne librin e tij »Dukagjini«, nga Gjon Sinishta në buletinin që aj e botonte në SHBA, bilé Gj.Sinishta disa herash shkonte e merrte foto nga arkivat e Pader Ambrozit per me e pasunue gjithmone e mâ shumë revisten e tij.Me shugurimin ipeshkvor të katër ipeshkvive të parë shyptarë mas komunizmit, Mons Frano Ilia, Mons Robert Ashta, Mons Rrok Mirdita dhe Mons Zef Simoni prej duerve të shejtnisë së tij, pasardhësit të sh
Pjetrit, Papës Gjon Palit II me 25 Prill 1993 ju dha mundesia për herë të parë mas vorrimit i here e mire të eshtnave të kalbuna të diktaturës me u kthye ne atdhe të vet gjâ qi edhe e bâni, ndërsa dishira e madhe qi e pat gjithmonë të ndrydhyn në zëmren e tij për shkak të rregjimit per me i sherbye popullit të vuejtun shqyptar mâ prej safermit ju realizue në vjetin 2000 kur kthehet ne provinçen e tij Franceskane “Zoja Nunciate” në Shkoder.
Në fillim jeton e shërben në kuvendin dhe në kishën e Zojës Rruxare tek Arra e Madhe deri në 2006, pastaj vjet
t e fundit i kalon në kuvendin e fretenve në Gjuhadol ku dhe perfundimisht i sosi ditët e veta.E filloj formimin e tij meshtarak në Kuvendin e Gjuhadolit dhe e mbaroj ketë formim pikërisht me dekën e tij në këtë kuvend me dt 4 fruer 2010.
Mesha e dritës per shpirtin e tij u kremtue prej shkelqësisë se tij ipeshkvit të Shkodres Imzot Angjelo Masafres me dt 6.02.2010,me te bashk
kremtuene edh mons.Rrok Mirdita, mons.Hile Kabashi, proviçali i Fretenve O.F.M At Gazmend Tinaj dhe meshtarw tw tjere tw Dioçezit tw Shkodres. Nderuen me pjesmarrjen e tyne autoritetet civile dhe ato fetare, z.Lorenc Luka kryebashkiak i Shkodrës, z.Gjovalin Kolombi Kryetar i Qarkut, z.Maxhid Cungu prefekt i Shkodres, z.Fejzi Zaganjori perfaqësues e besimit musliman në Shkoder etj.
Urata e vjeter e popullit shqyptar thotë: jeta e shkurtë e deka e saktë, jetës si dihet çast as vakt, nji jete njeri e tjeter s
kâ po me e bjerre çké kâ me bâ etj etj, me sâ mrrij un me logjikue thom me plot gojëse bâni nji jetë të saktë ashtu si thotw urata e moçme dhe kam uzdajë se tash po gzon jetën e pasosun per faktin sepse e shkriu te tane jeten e vet në promovimin e vyrtyteve të nalta njerzore e tkrishtena.Tash edhe un po e mbydhi këtë artikull shumë të vogël per nji figurë kaq të madhe me nji rresht qe pader Ambrozi e kish fort perzemer e na e citonte shpesh: “step by step, time by time, day by day, generation after generation”, e citonte këtë shprehje shumë shpesh sepse kur pat ardhë në Shqypni ne 1993 e pat gjetë vendin e vet në nji gjendje me të vërtet skandaloze kurse kur erdhpër herë të dytë ku edhe qëndroi deri ne fundin e diteve te tij e gjeti vendin e tij shumë mâ të permirësuem se sa e kish pâ lanë dhe kete shprehje po ashtu ja dedikonte edhe njerzve per me i bâ me kuptue se nuk duhet me u dorzue perpara vshtirsive qe na paraqet jeta por seicilli duhet me e marre kryqin e tij e me ja bashkangjite kryqit të Krishtit e me ketë dâshni e me ketë forcë qi buron prej kryqit tw lame me gjakun e Krishtit e tmartirve me ec perpara déjsisht ashtu si taman i kâ hije personit njerzor të bamun në pergjasimin e Hyut.Me pak fjale mos me u disprue per kollaj por me e pase besimin e uzdajen e madhe në Zotin se aj âsht i vetmi shpëtimtar i rraces njerzore.
Brezat e sotëm do ta kujtojne birin e Sh
Franceskut, misionarin e diasporës, fratin, At Ambroz Martini për predikimet e tija me dâshni të madhe per Krishtin e per perparimin e vendit të vet, për humorin e tij fin e per aftësitë e tija me ndej e me ju pergjegj çdo njerit, si intelektual si me dy klase shkolle, si i ri si i rritun, per dijen e formimin e tij tij të pashoq fetar e shkencor.
I ftoj vecanarisht studentat e rí që ta marrin këtë frat që tash pushon në vorrin e fretenve në kapelen e Arrës së Madhe bashkë me vllâznit e shok
t e tij françeskaj me AtDioniz Maken, AtKonrrad Gjolaj, At Daniel Gjeçaj, At Zef Pllumin e Ate Shtjefen Pistullin si shembull formimi intelektual-shpirtonor-shkencor e fetar per jeten e tyne e per arritjen e piksynimeve te tyne.
Zoti e bekofte e e ruejt rodin e Shqyptarit.
PAÇ DRITE PADER AMBROZ MARTINI, E KRISHTI T
PASTË NE PARRIZ.

MARK MHILLI I SHOSHIT



Molla e Shoshit

Kur t’bìe me fjet  bilè at´her a mun’ m’nalin me bâ Kryq?
N’bjeshk’t e nalta t’mbushuna me ah e çetina, me kroje e burime , me burrni e faqe-bardhsi, me burrni e trimi leu me dt 01/XII/1899  aj’ qe komunistat e quejten rraksionar, âsht me kapë kryet në grushta kúr njeri e merr vesh se pse e quajten rraksionar, per faktin e vetem se ishte nji burrë plot me virtyte, qe kish’ dishirë me pasë aj’ vetë e bashk’fshatar’t e tij lirinë e t’menduemit, të fjales e të fesë.                                                                  
E rriti shtatin plot me halle e travaje, per krevat kish do dushk ose do fier të bamun palë e per mbolje prâp fier të bamun palë e per jastek kish cumren e drunit, por faleminers Zotit e prindve të tij u kalit me te tâna virtytet mâ të nalta të nji burrit fetar trim e fisnik .
Giatë f’minisë së vet n’vend se me shkue në shkollë e me marre nji edukim intelektual e njezor si nji pjese e mire e klasës shoqnore të gjytetnueme e perendimore, per shkak tw kushteve t’kqja ekonomike të asò kòhe e të pamuncise se prinderve të tij me e shkollue e bâni shkollen tuj ruejt dhitë e edhat s’bashkut me bashk’fshatar’t e tij neper shkamijet e thepisuna e livadhet e Molles.
Me pak fjalë bâni univerzitetin e malevet ashtu si pjesa mâ e madhe e dukagjinasvet të vuejtun të asò kòhe.
S’bashkut me Ndue Kolen  e me shum’ dukagjinas të tjerë, mueren pjesë në kryengritjen antizogiste nân udhhjekjen e (dom Larecit) Dom Loro Caka që e m’rriti kulmin e saj në nândor të vjetit 1926.
Në lulzim të rinisë perveç agonisë së jetës së v’shtirë që bâshin në vendlindje të vet ju shtue edhe demagogjia komuniste, per Te vuejtja mâ e madhe shpirtnore e mendore.
As nji vjet masì ka hì partia komuniste nuk kânë pritë me e shtie n’burg për faktin se bashkë me Ndue Kolen, Zef Markun, Zog Malen, Mhill Kolen e Ndue Biben kâne mbrojte t’tanë koçak’t mâ n’ zâ të Veriut neper shpellat e koniqet e Mollës e k’shtu drejt’ per drejt’ e kânë shfaqë haptaz dashtuninë e tyne për këtë sistem anti-njerzor, e me e thâne t’drejten e Zotit k’tò burra e kâne dâshtë komunizmin njaqë sa kish me dashtë njeri krypen n’sy .
Në burgun që ish në kodër Shnjergjit mâ perpara kisha e ipeshkvit, dmth vend i shèjt, uratet, meditimit e heshtjet ,tashmâ e shndrrueme prej faqezive komunista nw burgun mâ të madh të zonës së Dukagjinit, Katilat e Enverit ja bânen t’ tâna torturat mâ çnjerzore qi mujshin me ju bâ nji njerit. I thyen t’tânë dhâm’t e goj’s njâ per njâ, i futen voè të skuquna nân sqetulla, me bajonetë t’ pushk’s ja vizatën kâm’t si me kêne tuj vizatë mish thiut per me e krypë e me e çite me e  thâ n’tym per dimen.
E mas fundit t’pâ ftyr’t’ per me i kunorzue turturat e pamshirshme në varr’t e vizatuna me bajonetë pushket i futen hekur të skuqun, pooooooooor i SHOSHNJANI se kâ pasë per fare as per hise me u dorzue, por me dalë faqe bardhë ku do qi kâ kêne, faqe bardhe bilè e faqe bardhe fort duel edhe Mark Mhilli, masi mas te tânë atyne vuejtjeve të sprovueme mbi shpatulla të veta nuk e çili zânin e gojës me tregue vend’strehimin e koçakve por bilè vazhdoj edhe me nji dishir’ mâ të madhe luften e vet bashkë me miqt e dashamir’t vet kunder rregjimit mizor.
Leke Vojvoda i Pepsumajve njiher te shpija e vet tek po kuvendoshim per Pepsumajt e per Mollen tuj kjâ lot per faqe prej permallimit m’thâ:
e more djali i Nojs ty t’ruejt Zoti fort si ke qefet me e dite historine e gjyshit tand e te para’ardhs’ve tu; kur kam ken koçak neper bjeshk’t tueja shpesh bollë m’ka pâ mbrojte Marku e bilè shpesh herë m’ka prue bukë me hanger  e ka ndej me mue me me kalue merzine, e aj vetë ish mâ keq se un, se aj e kish provue burgun ”.
E kish rândë komunizimin se kish ndìe se jâne gjindje e pâ fé, dhe ky per vetë ish shum’ fetar por në të njâjtën kohë edhe shum’ praktikant. Pader Ambrozi paste dritë duhet me i thâne tash se kâ dèk’ edhe aj m’ ka tregue shpesh hèr’ episode të ndryshme të jetës së Markut në gerbet, e nji nder episodet nòshta mâ t’búkur e mâ qesharak per sa i perket besimit qe kish Marku  po e shkruaj edhe un’ n’k’të artikull shum’ modest per te :
Marku ishte me të vertet fetar, shum’ i devotshëm dinte shum’ urate ne shqip e latinisht por ishte besimtar analfabet si tre çerek’t e t’dukagjinasve, shkonte gati per çdo masdite dhe per çdo dite të dielle e t’kreme në kishë për me marre pjesë në meshë, nji t’dielle në kishën St. George në Bruksel pâu tuj ndâ kungimin nji murgeshë dhe me’t’ vërtet’ ju zbeh çerja e ftyr’s, i erdh shum’ keq, fill sa dola un’ prej kishet mu drejtue: Ambroz moré búrr si ka munsi me e ndâ kungimin gratë, mue m’erdh per me qesh, jo per me qesh e gjâ por kam dèk’ gazit, por mrapa i spjegova se si âsht doktrina teologjike e kishës për sa i perket Korpit të Krishtit por prap se prap su bindte se ish msue me pâ në Dukagjin veç freten tuj çue meshë e tuj ndâ kungimi e jo grá d.m.th  n’k’te rasë murgesha”.
Pjeter Kaceli i nipi i Markut kur e kam pvetë per Markun si besimtar m’kâ thânë:
kâ kênë fetar i madh dhe kâ shkue në kishë shpesh edhe te shpija kish qeft shum’ me thânë rruxaren” nder të tjera më kallxoj nji histori të vogël qi e kish ndié vetë prej gojës së Gjelosh Lushit të Pepsumajve.
 Gjeloshi i kish pâ thânë Markut: “kur t’fitojnë komunizmi s’t’lânë me thâne uratë e as me bâ kryq mâ, Marku i kish pergjegj: po more Gjelosh Kur t’bìe me fjet,  bilè at´her a mun’ m’nalin me bâ Kryq?
Masi kâ dale koçak, âsht ndjekë rreptsisht prej sigurimit të shtetit per me e pushkatue por kâne kêne pik’risht miqt e dashamir’t e tij si e kâne strehue per dò kòh’ edhe mir’ neper shpijat e tyne , disa prej tyne jane: Mhill Kola i Molls, Kole Cani i Dushmanit, vllaznit Zef e Jak Marku kushritë e tij, Zef Noja i Gurit Lek’s, Lulash Bala i Palajvet, daja  i vet Kol Lulashi i Dushmanit e tjere e tjere. Kishin hall me e arrestue per herë të dyte se kishin inât’ se Marku si kish kallxue ât’ cka lypshin komunistat me ditë.
Masi Marku duel prej burgut foli me t’kushrinin e vet Ndue Kolen edhe aj kundërshtar i flak’t i ideologjise djallzore komuniste per me u arratise s’bashkut ,por Noja per fat të keq kish veç nânen e tij gjallë dhe ajo ish’ e moshueme e shum’ e smure dhe dashtunija e birit per nânen fitoj mì dashtuninë e jetës personale k’shtu qe në 1946  Marku u nis per ne Jogusllavi e Noja ndeu nw shpi tw vet e i sherbeu s’amws deri në të sosun të ditve të saja, por  mas do koh’sh po ashtu si ishte  e parashikueme râ nw kthetrat e komunistave, ne 1950 u burgos e diq ne burgjet e tyne si kriminel e rraksionar i pushtetit komunist.
Marku kjè nder t’par’t dukagjinas që s’bashkut me Pashko Pjetrushin dhe Mirash Nduen e Thethit per motive politike u arratisen e duel ne Jugosllavi. Sa duel ne tokat e Titos bâni nji vjet burg në burgjet e UDB se.
Në 1946 u njoften me Dede Pjeter Volen e Dushmanit në Jogusllavi edhe ky kundërshtar numer NJI i sistemit enverhoxhjan.
U arratis prej Jogusllavijet e kerkoj strehim politik në shtetin fqinjë Italian, xúni vend ne Firence ku edhe qendroj per disa vjet deri sa muer edhe nânshtet’sinë italiane (pashaporten e tij origjinale italiane e kane familjar’t e vet qe e ruejne me shum’ nostalgji e kujtime) e njaty ka fillimi  i vjetit 1954 shkoj ne Belgjike ku edhe i mbydhi edhe ditet e fundit të jetës së tij.
Në gerbet Marku bashkë me pader Daniel Gjecaj, Ate Ambroz Martini, Dede Pjeter Volaj kjèn nder themeluesat kryesor të “Komuniteti i Diaspor’s Jashte Atdheut per Clirimin e Shqipnise”
(kete fakt ma kâ tregue Pjeter Gera bâsh i nipi i Dedë Pjeter Voles dhe ma kâ konfirmue edhe vetë Pader Ambroz Martini).
N’dhè t’huej kryesisht u shoqnue me dukagjinas të arratisun per motive politike si puna e tij, ndèr ta miqt mâ të ngushtë kjèn:
At’ Ambroz Martini Shalnjânë , Pashko Pjetrushi Thethnjâne, Mirash Ndoja, Pjeter Kushi Prekaluer, Gjelosh Ukshini Thethnjâne, Dede Volaj Dushmans, Ate Daniel Gjecaj Shâlnjânë , ,Muharrem Bajraktari, Prenk Previzi i Kurbin’s, Martin Camaj i Te L’ums, Mons Dejardin Belg, Ndue Mirash Ulaj Shoshnjâne, Marash Bala shoshnjâne, Bub Matoshi, Gjo Bala te Salcnjor te dy, Lazer Pali i Sumjane.
Nd’rroj jetë ne kryegjytetin e bashkimit evropjan Bruksel me dt 21 .V. 1977.
Dukagjinasit që ndodheshin ne Bruksel asò kòhe i bânen gjâmen mâ burrnore si mujshin me i’a bâ nji njerit per faktin se Marku ish i dashtun, i beses, e i burrnise me të gjithë.
K’tu po paraqes edhe dy dokumenta autentik të bamuna në formë ftese-lajmrimi per dèken e  e tij, ftesa e parë âsht per Ipeshkvin e Brukselit qe e donte Markun jasht’zakonisht shum’ dhe ftesa e dyte âsht per te tânë shqyptar’t e Brukselit:
Reverend Mons Dejardin
Me njisitë ma te kthelltat të falenderimit e te mirnjoftjes për shka ju keni ba për SHQYPTARËT,në Belgjikë – e sidomos me Pepsumaj Mark, - ju grishim të merini pjese në meshën e dritës, në kishën ST.SERVAIS, të hanen n’oren 11. Gjithashtu në drekë, fill mbas vorrimit; e cilla shtrohet në ket adresë: 13 Rof Henri Berge, Bruxelles.
Pjeter Kushi e Marash Bala.
U baj me dijtë vllazenvet Shqyptarë, se: Pepsumaj Mark ka dekë.
Të hanen që vjen, prandej, datë 23 Maj, ora 11, thohet Mesha Shejte për shpirtin e tijë; në Kishen e Saint-Servais, e cilla gjindet në Chaussèe de Haecht- 1030 Bruxelles.
Fillë mbas meshet, pércillet kufoma për t’u pushue në vorret e Schaerbeek-ut.N’oborrin e kishës jane mmjetet e gatshme për të kollajsue ulltimin.Si të jenë vorrue kufoma, - ju lutem-; me ardhë të gjith, në “Kafen Shqyptare”, 82, rue Kessels; sa me ndejë pak sebashkut; simbas zakonevet të malevet t’ona që, - në kso rasash-, jeta në dhé të huejë i ban edhe ma të përmallshme.
Pjeter Kushi – i Pepsumaj.
E ne fund të k’tij artikulli po paraqes edhe të vetmen poezi qi pader Ambroz Martini kâ shkrue n’jetën e vet e pik’risht kët poezi ja ka kushtue shokut e mikut të tij të dashtun Mark Mhillit Pepsumaj.   Kjo asht poezia qe pader Ambroz Martini e shkrou pikerisht per kete gjigand të  histrorise se Dukagjinit:
Letë të kjoftë mbi vorr ledina,
Butë t’kjoshin moti e stina,
Ak’lli bora e serotina.
E prej Zotit kjoftë kênë thanë,
Na ktû shum, Mark, mos me të  lânë,
Por me të bajtë, me t’çue n’vend t’anë:
N’ato malet titanike,
Kû banon rraca fisnike,
Që përban Shqypnin’Etnike.
Përmbi kry’ka me t’valvitë
N’vorre t’ “Fisit”, Mark, nji ditë
Bash n’jatë token, kû je rritë:
Kuq e Zi Flamur’ i të parvet,
Që perherë n’ tok’n e Shqyptarvet,
Ka nderue dek’n e ushtarvet.
Dukagjini ka me të kja,
E mbarë Shoshi, që t’ pat vlla,
Kush t’ka njoftë, e kush t’ ka pa.
Për njat “Besë”, që kurr nuk preve,
Për trimni, që sa herë kreve;
Kanë me ndi’i brêznitë e reja,
Si qindrohet, kurë njerzt “Feja”
I forcon, me fuqi t’reja.
Ka me xânë Rrac’e Shqyptarit,
Si s’koritet troll’i t’parit,
As po ra n’dor’n e barbarit.
N’shembull t’and, Mark, kanë me msue,
Pares s’huejë mos me i lakmue,
N’mulli t’huejë ujë mos me çue.
Prandej Mark, kjo deka jote,
Larg Atdheut tridhetë motmote,
Kurrsesi s’ka me shkue kote.
Njatë qindresë, që ke trgue,
Kurr Shqypar’t s’kanë m’e harrue
E dijnë të gjith se n’dhe t’gerbetit,
S’i sherbeve kurrnji shtetit,
Si kanë bâ njifarë “miletit”…!
Pate ndrý n’zêmren çelike,
Njat’ burrni t’rracës fisnike,
Per me ruejtë Shqypninë Etnike.
Amanet mos me u merzitë,
Për njatë kohë, që ke me pritë,
Me t’çue n’vendin, kû je rritë.
Oh sa hall, oh vaj medet!
Me pritë njeri n’nji vorr shkret,
Larg Atdheut, larg vendit t’vet.
Ban gajret, si bane motit,
Se dikurë, me ndimë të Zotit:
Kthejmë nder troje t’Kastriotit.
N’vorre t’ "Fisit" je mâ mirë,
Si gjithmonë pate dishir,
Kurë t’a bajmë Shqypninë e lirë.
Atje n’Mollë ke me pushue
Tash pushon n’vorre t’Bajrakut,
Kû për së gjallit s’mujte, spakut,
Me i kja t’utë, veç se për së largut.
Bjeshk’t e Mollës Ty të bajnë kunorë
Brêz mbas Brêzit për çdo korë
Si n’pranverë, si kur bjen borë.
Shum e motra tash bertet,
Tujë vajtu mbi vllazen t’vet,
E për Ty, dekun n’gerbet
Por kurë të çojmë, Marka, n’Shqypni
E ndienë vedin si n’rini:
Nên Flamurin Kuq e Zi.
Kurr nji grimë mos bajë idhnim,
Se ksaj toke, të lamë dorzim
Dersa t’vinë dita për Kthim.

Ne fund te ktij shkrimi po e mbylli me fjalt e fundit që pader Ambrozi i shkruen ne fundin e poezise se tij.
V.O   Kjo Poezi dalë prejë Zêmret,  u lexue publikisht në Vorret e   Bruxelles, ndersa Famullitari,
          At Ambroz Martini OFM  po shtite në dhê Heroin Katolik,“Mark Mhillin e Mollës”        
                             Bruxelles 23. 5. 1977      H.13  
                       

MAR' LULA,BAJRAKTARI I SHALES


                                                                  
Historia e panjohur e familjes së heroit të famshëm Mehmet Shependi, Dëshmia e mbesës së tij, 81-vjeçares Syke Sadiku

Mark Sadiku Prijsi i Djelmnisë së Shalës


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Pas vrasjes së babës sonë, Mark Sadikut, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vëllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou së bashku dhe me kushëririn, Pjetër Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolën në arrati, pasi u kërkojshin për t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatë kohës që ata nejën nëpër male, Pjetri u vra në përpjekje me forcat partizane të Ndjekjes, pasi u pat pre në besë nga një njeri prej Curraj të Epërm. Pas kësaj Sadiku me Gjeton e Kolën u dorzuen pas faljes së dhanë nga komunistët dhe u burgosën të tre. Pas asaj dite të gjitha gratë e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirja, (nana jonë) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen në kampet e Beratit, Tepelenës dhe Elbasanit".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 81-vjeçarja Syke Sadiku (Vojvoda) e bija e Mark Sadikut, Kryetarit të Djelmnisë së Shalës, të cilët rrjedhin prej familjes së heroit të famshëm, Mehmet Shependit, i cili pati rënë në luftë kundër serbo-malazezëve. Pinjollja e këtij fisi të famshëm, Syke Sadiku, rrëfen të gjithë historinë e dhimbëshme të familjes së saj, ku një pjesë e tyre u detyruan të arratiseshin nga Shqipëria që në vitin 1948 dhe të tjerët që mbetën këtu, u persekutuan në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Po kush ishte Mark Sadiku, cila ishte origjina dhe e kaluara e asaj familje dhe si u masakruan ata nga komunistët?

Marku, nipi i Mehmet Shpendit
Mark Sadiku u lind në vitin 1889 në fshatin Pecaj të Shoshit, prej nga ishte dhe origjina e asaj familje, dhe babai i tij, Sadik Mark Shendi, ishte i vëllai i Mehmet Shpendit, heroit të famshëm dhe prijsit të malësorve të Veriut, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë kundër forcave serbo-malazeze. Që kur ishte gjallë Mehmet Shpendi, shtëpia e tij në Pecaj të Shalës, formoi për herë të parë Djelmninë e Shalës, e cila kishte për qëllim që të ruante zakonet e maleve, të ndante pleqnitë në kuvendet e burrave dhe të udhëhiqte malsorët në luftrat kundër të gjithë armiqëve. Formimi i Djelmnisë së Shalës, iu kërkua, Shpend Sadrisë, (babait të Mehmet Shpendit) prej 90 malësorëve të asaj krahine, kur ai ishte në moshën 84 vjeçare. Pasi u konsultua me djalin e tij, Mehmet Shpendin, Shpend Sadria doli të nesërmen në kuvendin e burrave ku në prani të Dom Pjetër dedës, u lidh besa mes gjithë atyre burrave që ishin mbledhur në atë kuvend. Që nga ajo ditë që u krijua Djelmnia e Shalës, ajo u kryesua prej shtëpisë së Mehmet Shpendit dhe pas vrasjes së tij, kryesinë e saj e trashëgoi i nipi, Mark Sadiku i Shalës. Marku ishte një njohës i thellë i kanunit të maleve dhe ai thërritej e dërgohej shpesh ndër kuvendet e burrave, fiseve dhe pleqnive të bajrakëve, për pajtime gjaqesh, ndarje kufijsh e ngatërresash etj. Kështu që nga ajo kohë që Mark Sadiku u vu në krye të Djelmnisë së Shalës, e gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, ai ishte një nga burrat më të respektuar të asaj treve. Marku u martua me Mire Mushakën nga fisi Gjonpepaj i Nikajve, e cila ishte një grua burrërore që rridhte nga dera e Hajdar Mehmetit, e njohur në të gjithë atë krahinë për shtëpi bujare dhe urti. Nga ajo martesë, atyre u lindën katër fëmijë: Sadiku, Gjeta, Syka dhe Prena.

Internimi i Markut në Itali
Ashtu si shumë nacionalistë të tjerë edhe Mark Sadiku e kundërshtoi hapur pushtimin fashist të Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të arrestohej e të internohej në ishujt e Italisë. Lidhur me këtë, e bija e tij, 81-vjeçarja Syka Sadiku (Vojvoda) dëshmon: "Në prillin e vitit 1939, pak ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, babanë tonë Mark Sadikun, që njihej e respektohej si Kryetar i Djelmnisë së Shalës, e lajmëruan që të shkonte në Tiranë ku autoritetet e larta qeveritare do të bënin një mbledhje me parinë dhe bajraktarët e Veriut. Siç u tha atëhere, qëllimi i organizimit të asaj mbledhje nga ana e autoriteteve shtetërore të Tiranës, do të bëhej për të zgjedhur disa burra nga paria e bajraktarët e Veriut, për të shkuar në Romë ku do t'i çohej Kurora e Skënderbeut, Mbretit Viktor Emanueli. Por për qëllimin e vërtetë të atij takimi, si babës ashtu dhe burrave të tjerë të cilët ishin thirrur në atë mbledhje, nuk u kishin kallxuar gja, e të vërtetën rreth asaj ne e mësuam disa ditë më vonë. Pas marrjes së atij njoftimi, Marku u vesh me kostum kombëtar dhe zbriti në Shkodër ku ishte lënë vënd-takimi me burrat e tjerë të parisë dhe bajraqeve të malësisë që do të shkonin për në Tiranë. Por sapo baba shkoi në afërsi të Prefekturës, ai u arrestua nga italianët dhe pas pak ditësh së bashku me shumë nacionalistë të tjerë që kishin kundërshtuar pushtimin fashit të vëndit, i nisën për në burgun e Tiranës dhe prej aty i internuen në ishullin e Ventotenes në Itali. Aty në atë burg ku ishin të internuem dhe shumë shqiptarë të tjerë, baba qëndroi deri në vitin 1943 kur ra Italia. Rrobat e kostumit kombëtar që baba i veshi atë ditë që u ba gati me ra në Tiranë, ai nuk i hoqi gjatë gjithë kohës që nejti i internuem në ishujt e Italisë. Kur shokët e tij i thojshin: "Po pse more Mark nuk i heq këto tesha e të veshësh të tjera kështu si na?", baba i përgjigjegj atyne duke u thanë: "Këto janë rroba dasmet dhe i kam vesh që atë ditë që më pat çue fjalë Mreti i Italisë dhe nuk munem me i heq pa lejen e tij". Baba mundi me u lirue prej internimit vetëm kur ra Italia, në fillimin e vjeshtës së vitit 1943 dhe në atë kohë ai erdhi në Shqipni së bashku me shokët e tij që kishte qenë i internue", kujton 81-vjeçarja Syke Sadiku (Vojvoda), lidhur me të jatin e saj, Mark Sadikun e Shalës, i cili u arrestua nga italianët dhe vuajti për më shumë se katër vjet në burgjet e Italisë, për arsye se kishte kundërshtuar hapur pushtimin e Shqipërisë në prillin e 1939.

Marku në Plavë
Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes në Shqipëri, Mark Sadiku i Shalës shkoi në vëndlindjen e tij në fshatin Pecaj të Dukagjinit, ku e pritën me mjaft përzemërsi, jo vetëm familja e të afërmit e tij, por edhe gjithë burrat e asaj krahine dhe paria e Shalës. Lidhur me këtë , e bija e tij Sykja, dëshmon: "Atë kohë që erdhi baba në shtëpi, nënprefekti i Plavës e i Gucisë, Shem Seferi, u qiti kushtrim të gjithë burrave e fiseve të Malsisë së Madhe, Dukagjinit e Malsisë së Gjakovës, që të mblidheshin në një kuvend të madh e për të rrokur armët në mbrojtje të tokave shqiptare. Nga ai za që u qiti nënprefkti, ranë në Plavë e Guci ma se katërdhet e dy bajraktarë, me ma shumë se 10 mijë burra të armatosun. Në atë kuvendin që u mbajt në Plavë, e morën fjalën përfaqësuesit më në zë të bajrakëve të parë të Veriut, siç ishin: Dedë Shabani për Malësinë e Madhe, Shem Seferi për Plavën e Gucinë, Dem Ali Pozhari për Malësinë e Gjakovës e rrethet e Pejës dhe Mark Sadiku për Dukagjinin. Gjatë atij kuvendi, Marku, bani propozimin që u quejt ma me vënd, duke thënë se prej asaj dite duhej dhanë besa e burrit prej të gjithë atyre personave dhe fiseve të cilët kishin ngatërresa të vjetra, ankime apo gjaqe pa marrë, në mënyrë që t'i ndërprisnin ato. Sepse prej asaj dite Malësisë dhe gjithë Shqipnisë i kërcënohej një anmik i madh e i përbashkët që ishin serbo-malazezët, të cilët nën maskën e komunizmit kërkonin të siguronin rishtaz tokat shqiptare të shkeluna padrejtësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Baba tha aty në atë kuvend, se kufijtë etnikë nuk ishin të një fisi apo të një bajraku, por ato ishin të gjithë popullit mbarë pa dallim feje ideje dhe krahine. Pas kësaj, Mark Sadiku u kërkoi të gjithë atyre burrave që ishin mbledhe në atë kuvend, që të jepej besa aty në shesh të burrave, që në rast nevoje kur të paraqitej rreziku, të gjithë ata t'i përgjigjeshin kushtrimit të dhënë duke nxjerrë vullnetarë të armatosur për të shkuar në atë pjesë të kufirit që rrezikohej prej anmikut. Pas këtyre fjalëve të thana prej babës, aty u lidh besa e burrave prej të gjithë bajraqeve dhe që nga ajo ditë u vunë roje të armatosuna në pikat ma delikate të kufinit dhe ata u porositën që kurdoherë që të hetojshin lëvizjet e brigadave komuniste serbo-malazeze, të lajmërojshin menjëherë kryetarët e asaj beslidhje. Dhe ajo që ishte parashikue prej babës dhe prej të gjithë atyre burrave që muern pjesë në atë kuvend, nuk vonoi me u bë realitet. Kështu vetëm pas pak kohet në nëntor të vjetit 1944, brigadat komuniste serbo-malazeze mësynë kah toka jonë duke kalue kufinin etnik. Pas kësaj u dha kushtrimi prej Guciet dhe Mark Sadiku, jo vetëm si Kryetar i Djelmnisë së Shalës, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste të Dukagjinit, mblodhi të gjithë pushkatarët e asaj krahine dhe menjëherë kaloi Qafën e Pejës e u bashkue me forcat e Prek Calit të Kelmendit e me ato të Xhem Sadrisë që erdhën nga Malsia e Gjakovës. Atë kohë pati ba dimën shumë i fortë dhe malet e Cecunit dhe të Nakutit që ishin të mbulueme me borë, lëshuen orteqe të mëdhenj të cilat zunë nën vete dhe i lanë të vorruem shumë luftëtarë të malsisë. Luftimet që u zhvilluen në Qafë të Previsës dhe e në Vasoviq, përfunduen me fitoren e luftëtarëve shqiptarë. Pas kësaj Mark Sadiku me gjithë luftëtarët që kishte me veti, u kthyen në vendin e vet", dëshmon 81-vjeçarja Syke Sadiku (Vojvovda) lidhur me luftrat që zhvilloi babai i saj, Mark Sadiku, në nëntorin e vitit 1944 kundër forcave serbo-malazeze.

Vrasja e Markut
Mbarimi i Luftës dhe ardhja e komunistëve në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, e gjeti Mark Sadikun dhe dy djemtë e tij, Sadikun e Gjeton, të arratisur ndër male së bashku me shumë burra të tjerë të Shalës e të Shoshit. Lidhur me këtë dhe vrasjen e Mark Sadikut, e bija e tij, Sykja dëshmon: "Menjëherë sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste të partizanëve hynë edhe në Shkodër, Marku së bashku me dy djemtë, (vëllezërit e mi) Sadikun e Gjeton, dolën nëpër male me qëllim që të ruheshin prej komunistave,të cilët po vritshin dhe po burgosshin shumë njerëz të pafaj. Baba e dinte se komunistat nuk do t'ia falnin atij dhe vëllaut tim, Sadikut, të cilët patën luftue me forcat e nacionaliste të Ballit Kombëtar, kundër brigadave komuniste serbo-malazeze. Ishte kjo arsyeja kryesore që ata qëndruen nëpër male deri në atë kohë që qeveria komuniste e Tiranës shpalli faljen e parë për të gjithë të arratisunit politik që nuk kishin ba krime. Duke hjek keq në jetën e malit dhe duke mos pas rrugë tjetër kalimi pasi kufini me Jugosllavinë ishte i myllun dhe ai jugor me Greqinë ishte nën kontrollin e komunistëve grekë të gjeneralit Markos, baba me dy vëlleznit e mi, Sadikun e Gjeton, vendosën me u dorzue. Mirpo pas dorzimit të tyne në Kodër të Shëngjergjit, komunistat nuk e majtën fjalën dhe i prenë ata në besë, duke i burgosun në burgun e Shkodrës ku ata i patën torturue randë. Ajo gja famtirësisht vazhdoi jo shumë kohë, për arsye se qeveria komuniste e Tiranës nxorri një falje tjetër dhe i liroi nga burgu babën dhe dy vëllezërit e mi, pasi ata sipas tyne nuk i kishin lye duart me gjak. Mirpo edhe pas lirimit, baba me me gjithë Sadikun e Gjeton ishin vazhdimisht nën ndjekjen e forcave të Sigurimit dhe të gjithë ata që e njihshin babën, thoshin se Mark Sadiku kishte për me ra përsëri në burg, pasi ai nuk rrite pa fol kundër komunizmit. Aty kah vjeti 1945, në malsitë e Shalës e Shoshit u patën ba do mbledhje të shpeshta ku thërritej i gjithë populli me detyrim dhe u bahej propagandë komuniste. Një nga këto mbledhje u ba edhe në Bregun e Lumit në Shalë, e në atë ditë baba kishte shkue për mik te Balë Mark Milani. Megjithse Bala iu lut Markut që të mos shkonte në atë mbledhje se diçka i kishte ndje zemna, prej sedrës, baba, nuk nejti dot pa shku. Atë ditë teksa ishte duke fillue mbledhja, hasmi i babës qiti tre herë në pushkë dhe e la atë të vdekun. Ndërsa Marku akoma nuk kishte dhaëë shpirt, Balë Mark Milani që mbeti i premun në besë, qiti në pushkë dhe e la të vdekun në vend vrasësin e babës", kujton, Syke Sadiku, lidhur me historinë e babës së saj, Mark Sadikut, Kryetarit të Djelmnisë së Shalës, i cili u vra nga hasmi i tij në vitin 1944.

Arratisja e familjes në Francë
Po si rrodhi fati i familjes së Mark Sadikut, pas vrasjes së tij në vitin 1945 dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhës? Lidhur me këtë e bija e tij, Sykja, dëshmon: "Pas vrasjes së babës, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vëllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou së bashku dhe me kushëririn, Pjetër Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolën në arrati, pasi u kërkojshin për t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatë kohës që ata të gjithë nejën nëpër male, Pjetri u vra në përpjekje me forcat partizane të Ndjekjes pasi u pat pre në besë nga një njeri prej Curraj të Epërm. Pas kësaj Sadiku me Gjeton e Kolën u dorzuen pas faljes së dhanë nga komunistët dhe u burgosën të tre. Pas asaj dite të gjitha gratë e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirija, (nana jonë) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen në kampet e Beratit, Tepelenës dhe Elbasanit. Por duke përfitue nga një falje tjetër e komunistave, Marku, me Sadikun e Kolën dolën prej burgut dhe pas pak kohe ata ikën përsëri në arrati ndër male, pasi kërkoheshin për t'u arrestue prej Sigurimit. Kjo gjë pat ndodhë, kur u arrestue bashkëshorti im, Lekë Vojvoda, me gjithë bajraktarin e Shoshit. Bashkë me Sadikun, Gjetën dhe Kolën, ishin në mal dhe motra jeme, Prena, megjithë nusen e Gjetës, Agen. Në vitin 1948 kur Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ata mujtën për me e kalue kufinin dhe dolën në Mal të Zi. Në këtë kohë nën shtëpi pati metë vetëm nana jonë, Mirja, me nusen e Sadikut, Dragen, e cila kishte dy vajza të vogla dhe ishte përsëri shtatëzanë. Kur ata dueln në Jugosllavi, dhe serbët e kuptuen se ishin nipat e Mehmet Shpendit, i cilli pat ken vra me shkje, i mbyllën nëpër burgje e kampe përqëndrimi duke i lëviz herë pas here sa në Guci, Pejë, Kotorr, Zetë, Hercegnovi, Vuçitern e deri në Beligrad. Aty nga vjeti 1956, kur ata e humbën shpresën për një ndryshim të situatës në Shqipni, kërkuen prej Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit për me dal në Prendim. Pas kësaj atyne iu dha e drejta dhe të gjithë shkuen në Francë ku jetuen të lirë për vite me rradhë", e përfundon rrëfimin e saj 81-vjeçarja Syke Sadiku, e bija e Mark Sadikut të Shalës, lidhur me historinë e dhimbshme të familjes së saj, ku një pjesë jetoi në Francë dhe pjesa tjetër që mbeti në Shqipëri u persekutua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Dy vellezërit e Sykes, Gjeta me Markun që jetuan në Francë, vdiqën atje në dhe të huaj duke i lënë një amanet motrës, Prenës, që eshtrat e tyne t'i sillte një ditë për t'u prehur në vëndlindjen e tyre. Atë amanet, Prena Sadiku mbajti si gjënë më të shtrenjtë dhe e bëri realitet vetëm në 25 korrik të vitit 1999. Atë ditë të nxetë vere, kur më shumë se 1500 burra të ardhur nga 11 bajrakët e Veriut ishin mbledhur në fshatin Pecaj, një helikopter civil u ul në një livadh me dy arkivolë të vegjël ku ndodheshin eshtrat e Sadikut dhe Gjetos, dy djemve të Mark Sadikut të famshëm të Shalës, të cilëve në përkujtim të babait të tyre, mbarë malsia atë ditë iu rezervoi një varrim madhështor.

lunedì 2 agosto 2010

DUKAGJINI I SHKODRES


Dukagjini is a region in Northern Albania and western Kosovo,[a] which contains the Prokletije, an extension of the Dinaric Alps range. The highest point is Maja Jezerce (2694 m).
It is inhabited by nine fraternal tribes;
  • Shala
  • Shoshi
  • Nikaj
  • Merturi
  • Shllaku
  • Temali
  • Xhani
  • Kiri
  • Plani
All nine tribes within Dukagjini belong to the Roman Catholic faith, although the Dukagjini of Kosovo is primarily considered Muslim. Today, the region is a part of the Shkodër district in Albania, except for the Merturi tribe, which is part of the Tropojë district in Albania
The name "Dukagjini" derives from Lekë Dukagjini, the unifier and legislator of the Albanian highland law, the Kanun. Leka became leader of the Albanian resistance against Turkish onslaught, right after the death of Skenderbeg. He fought bravely aside with his men for another thirteen years until his death.

[edit]History

The Dukagjini region of Northern Albania and Western Kosovo was first created under the leadership of Prince Pal Dukagjini (father of Leka Dukagjini) in around the late 1300s. The original capital of the once princedom was Ulpiana (modern Lipjan), which is now in Kosovo. Lipljan was indeed the birthplace of Lekë Dukagjini, although other sources claim he was born in the Northern Albanian Alps. Roman Catholicism claimed to be the official religion of the region until the invasion of the Turks, forcing most of the Kosovo part of the region to convert to Islam, while the rest of the region still managed to defend their faith.
Throughout all of the 500 years of Turkish dominance, the region of Dukagjini did acquire most independence of all Albanian lands, along withMalësi e Madhe. Bravery, rough terrain, and unity kept this region from falling to the Turks, as did several other Albanian regions and districts. Dukagjini did reach its climax under the leadership of Lekë Dukagjini, who was Prince right after his father Pal. As a dedicated Prince, Leka managed to spread the concept of unity through his works of the "Kanun", this Kanun was later to be called "Kanuni i Lekë Dukagjinit" as proclaimed by the great Gjergj Kastrioti himself. Leka also managed to defend the Albanian lands from the Ottoman's for another 13 years after Gjergj Kastrioti's death, when finally it had fallen to them on the year of 1480.
After the death of Leka, the region was no more a princedom but rather a region of lesser hierarchy. Instead of a central power, the region was broken down to smaller powers that acted as one in maintaining unity throughout the whole region. The smaller powers were handed to the Bajraktar (flagbearer) of each Bajrak, meaning tribe.